“Jam me fat që nuk luaj shpesh kundër Mesit”, Van Dajk përgënjeshtron gjithçka

Pas ndeshjes që Barcelona e fitoi 3-0 ndaj Liverpulit me ndihmën e një Mesi në formë të jashtëzakonshme, ku shënoi një dopietë, në media qarkulloi një deklaratë e Van Dajk. “Jam me fat që nuk luaj në Spanjë dhe nuk përballem me Mesin çdo vit. Kur ai është në maksimumin e tij është e pamundur ta ndalosh”, ishte deklarata, që së pari u publikua nga gazeta spanjolle “Marca”. Kjo deklaratë qarkulloi me shumë shpejtësi për t’u shpërndarë në gjithë mediat Evropiane.

Por sipas Van Dajk dhe klubit të Liverpulit asgjë nuk është e vërtetë. Nëpërmjet një shkrimi nga media pranë tyre “Liverpool Echo”, përgështrohet gjithçka. Në postim thuhet se klubi dhe lojtari janë të indinjuar nga deklarata e rreme dhe akuzojnë drejtpërdrejt gazetën “Marca”, si e para që e ka publikuar. Ata shprehen se lojtari është shumë i sigurt që nuk e ka thënë diçka të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *