Gjendet pasardhësi i Kompani, Siti pranë akordit me “fiksimin” e Murinjos

Mançester Siti është në kërkim të një qendërmbrojtësi. Largimi i Vinset Kompani, i cili firmosi për tre vite me Anderlehtin si trajner-lojtar, ka lënë një boshllëk për t’u mbushur në prapavijë.

Pep Guardiola e ka një preferencë. Sipas raportimeve të “Daily Mail”, Siti synon të arrijë akordin me Herri Meguajer. Spanjolli u bind përfundimisht për kualitetin e mbrojtësit të kombëtares angleze në fitoren e vështirë 1-0 kundër Leister Sitit në shtëpi.

Meguajer ishte fiksimi i Zhoze Murinjos në verën e kaluar, por “Dhelprat” nuk hoqën dorë nga kërkesa e tyre prej 75 milionë sterlinash. Portugezi tentoi deri në fund për ta transferuar “gjigantin” në Old Trafford, por drejtuesit nuk vepruan.

26-vjeçari mund të transferohet këtë verë në Mançester, por kësaj radhë në kampin e “Qytetarëve”, ndërsa Siti duhet të përgatisë 75 milionë sterlina për kartonin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *