FOTO | Ish-mbrojtësi i Tiranës prezantohet te Drita

0

Tashmë është gjithçka zyrtare. Edhe pse u raportuar para pak ditësh se Sedat Berisha ka nënshkruar për Dritën, vetëm sot është bërë zyrtarizimi i tij. Ish-mbrojtësi i Tiranës ndërpreu kontratën me bardheblutë gjatë këtij muaji dhe vendosi të nënshkruajë për skuadrën kosovare.

Berisha ishte afrimi i gjashtë dhe më i fundit te kampionët në fuqi të Kosovës dhe të gjashtë futbollistët, janë prezantuar sot. Klubi i Dritës, që drejtohet nga Shpëtim Duro nuk e ka mbyllur merkaton këtu dhe sipas lajmërimit që bëri faqja zyrtare, do të ketë sërish ardhje të reja.

Njoftimi i klubit

SEDAT BERISHA (Qendër mbrojtës), është ardhja e gjashtë në klub. Berisha vjen nga kampionati shqipëtar ku së fundmi ishte pjesë e klubit të Tiranës! Gjatë karrierës së tij, ai ka qenë pjesë e shumë klubeve nga Maqedonia, Shqipëria por ishte pjesë edhe e kampionatit turk, ku ka luajtur te ekipi i njohur turk, Bursaspor.

Mirë se vjen Sedat!

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.