Përralla e Sadik: Refuzimi i Kukësit, lindja e fëmijës dhe… transferimi në Spanjë

Berat Sadik mund të kishte qenë sot në “baltën” e Shqipërisë, por jo. Sulmuesi nga Shkupi i tha jo Kukësit dhe tashmë do të provojë të luajë në Spanjë, pasi është transferuar te Gjimnastik Tarragona, që militon në ligën e dytë spanjolle. Në të shkuarën ka provuar Bundesligën, ndërkohë që tanimë ka lënë bregdetin e Qipros për t’u zhvendosur në atë të Spanjës.

Ditët e fundit kanë qenë aktive për Sadik, pasi është bërë baba. Gjithsesi nuk ia ka dalë të jetë krah bashkëshortes së tij në momentin e rëndësishëm të lindjes së fëmijës. “Po prisja dita-ditës momentin kur do të bëhesha baba për herë të dytë, por dukej se nuk do të ndodhte. Po kaloja shumë ditë të mbushura me aktivitet dhe m’u desh të lëvizja. Nga Finlanda, aty ku jeton familja ime, u riktheva në Qipro, për të gjetur akordin për prishjen e kontratës me klubin”, tregon sulmuesi 32-vjeçar për “iltalehti.fi”.

Më tej ai shton: “Por vetëm mëngjesin e së nesërmes, mora një telefonatë urgjente, ku më kërkuan që të shkoja në spital, pasi djali po lindte. Mora fluturimin e parë nga Qipro drejt Finlandës, por nuk ia dola të isha prezent. Isha në avion kur u mësova me lajmin për lindjen e djalit tim”.

Sadik do të shijojë bukuritë e Spanjës dhe i gëzohet faktit që Tarragona është shumë pranë Barcelonës. “Kam pasur një klauzolë në kontratë, që më lejonte të lëvizja për një kohë të caktuar në janar. Tani që do të transferohem në Spanjë, jam shumë i lumtur. Është një vend i mirë për mua dhe për familjen time. Do të jetojnë shumë pranë Barcelonës dhe kjo gjë më pëlqen jashtëzakonisht shumë”, – u shpreh Sadik, i cili në Qipro ka shkëlqyer me Doksa. Plot 30 gola në 42 ndeshje prej sulmuesit, i cili ka luajtur edhe me kombëtaren e Finlandës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online