“Eksod” masiv te Atletiko, një yll kërkon zyrtarisht largimin

Kjo verë po bëhet përvëluese për Atletikon. Pas largimit të Lukas Hernandes, Grizman, Huanfran, Filipe Luis dhe Godin, atyre do i duhet të përballen me një tjetër goditje shokuese, ikjen e Jan Oblak. Sipas “ESPN”, slloveni i ka kërkuar klubit të largohet. Ai nuk është i kënaqur në “Wanda Metropolitano”.

Premtimet që i kanë bërë nuk janë mbajtur dhe ambiciet e ekipit kanë rënë poshtë. 27-vjeçari ka treguar aftësi të jashtëzakonshme, duke e vendosur veten në treshen e më të mirëve të globit. Këtë sezon ai e ka mbajtur portën të pastër në 27 ndeshje nga 50 të tilla.

Mançester Junajtid pritet të jetë destinacioni i tij i ardhshëm. De Gea do të largohet te PSG dhe Oblak e zëvendëson. Slloveni dëshiron një aventurë të re në Premier Ligë dhe Junajtid është dëshira e tij. Ai është tifoz i tyre që në vogëli dhe kërkon të plotësojë ëndrrën e tij për të luajtur në “Old Trafford”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *