Ekskluzive: Luftëtari nis merkaton, pranë akordit me një sulmues

0

Luftëtari ka shitur Eduart Rrocën dhe Vasil Shkurtajn, ndërkohë që në Gjirokastër po mendojnë edhe për afrimet. “SportEkspres.com” mëson se bluzinjtë janë pranë akordit me sulmuesin Realdo Fili. Ky i fundit është ende nën kontratë me Skënderbeun.

Me të zgjidhur marrëveshjen me korçarët, fieraku me shumë mundësi do t’i bashkohet skuadrës së drejtuar nga Gentian Mezani. Fili mund të luajë në të gjitha pozicionet e sulmit dhe në Gjirokastër mendojnë se mund t’i marrin më të mirën 22-vjeçarit.

Luftëtari ka qenë një trampolinë e mirë tre vitet e fundit, teksa janë disa lojtarët që kanë spikatur dhe janë transferuar brenda dhe jashtë vendit. Bregu dhe Abazaj u shitën te Skënderbeu vjet, kurse sivjet ishte radha e Shkurtajt dhe Rrocës.

Fili kërkon të rikthehet ai i dikurshmi dhe beson se në Gjirokastër do të gjejë ambientin e duhur për të dhënë më të mirën e tij. Te Luftëtari ndërkohë po punojnë për të bërë edhe afrime të tjera, ndërkohë që një objektiv është edhe Erjon Vucaj. Për të arritur te shkodrani duket e vështirë, për shkak të kontratës që ai ka me Dritën e Gjilanit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.