VIDEO | Kazorla i magjishëm, Reali tanimë 7 pikë larg kreut

Real Madrid ka marrë vetëm një pikë nga transferta ndaj Vijarealit, takim ky që përfundoi me rezultatin 2 – 2. Heroi i nëndetëses së verdhë ishte Santi Kazorla, i cili u bë protagonisti i takimit të sotëm me dopietën e tij.

Vijareali e filloi ndeshjen në mënyrë të përkryer, duke shënuar golin e parë të takimit në minutën e tretë. Kazorla shrytëzoi siç duhet një top të shkëlqyer të sulmuesit nigerian Çukueze dhe u dha avantazhin të tijve, por Reali përmbysi gjithçka me golat e Benzema dhe Varan.

Në pjesën e dytë, një dëmtim i Gareth Bejl, ndikoi shumë në lojën e “Los Blancos”, që filluan të humbsnin terren. Në minutë e 82-të, të takimit, Kazorla shënoi golin e dopietës, duke gjuajtur siç duhet me kokë një krosim të Fornals, diçka shumë ironike, pasi kemi të bëjmë me një lojtar 1.68 centimetra të gjatë.

Vijareal 2 – 2 Real Madrid
Shënues: Kazorla 3′, 82′ / Benzema 7′, Varan 20′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online