Klop turfullon: Për pak sa nuk më masakruan Salah!

0

Premier Liga rihapet, Mançester Siti mund 2-1 Liverpulin në një ndeshje spektakolare dhe natyrisht nuk mund të mungonte tensioni, në një sfidë që prodhoi edhe momente të vështira për arbitrin.

Një moment i tillë ishte kur Kompani për pak sa nuk dëmtoi rëndë Salah me një ndërhyrje të frikshme, që për fat kapi topin dhe më pas Salah, me egjiptianin që nuk u dëmtua.

Gjithsesi, pas ndeshjes Jurgen Klop ishte i tërbuar me arbitrin Antoni Tejlor, pasi sipas trajnerit të Liverpulit Kompani duhej të merrte karton të kuq.

“Më pëlqen Vinsent Kompani, por si dreqin nuk është karton i kuq ai faull? Ai ishte lojtari i fundit, ndërhyn dhe nëse kapte Salah, i mbyllte sezonin. Ndoshta arbitri e pa ndryshe nga unë, nuk është e lehtë për të”.

Për sa i përket ndeshjes, Klop e quajti të pamerituar humbjen e parë sezonale në kampionat: “Presioni ishte i jashtëzakonshëm, ndeshje me ritëm të pabesueshëm. Nuk patëm fat para porte, ndryshe nga Siti. Sane shënoi, a anë goditi shtyllën, këtu ndërhyn fati, sepse në periudha të ndryshme të ndeshjes dominuam. Krijuam raste, por duhet të shënosh në ndeshje të tilla, Aguero e bëri në situata që i patëm edhe ne.

“Humbëm, por u thashë djemve që është OK, humbja e parë do të vinte herët a vonë. Mëkat që erdhi sonte, por nuk ka problem, mund të përmirësohemi”.

KOMPANI – Mbrojtësi i Man Sitit foli për faullin e frikshëm që mund të rrezikonte dëmtimin e rëndë të Salah: “Mendoj se ishte ndërhyrje e shkëlqyer, nuk jeni dakord? Kapa topin, paksa edhe Salah, por nuk ishte ndërhyrje e keqe, për ta dëmtuar. Isha i detyruar, ose ndërhyja ashtu, ose ai dilte i vetëm me portierin”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.