E do gjithë Evropa, Junajtid hedh hapin e parë për spanjollin

0

Dani Olmo është një nga talentet që ka ”çmendur” gjithë klubet e mëdha evropiane. E kërkojnë të gjithë duke nisur nga Barcelona deri te Junajtid, Milan apo PSG. Spanjolli është i rritur në “La Masia” për t’u laguar më pas në Kroaci te Dinamo e Zagrebit.

Barcelona duket se ëshë penduar për largimin e talentit dhe kërkon ta rikthejë. Olmo ishte një nga lojtarët, që tërhoqën të rinjtë e Spanjës në triumfin e Kampionatit Evropian. Skuadra e parë që nis ankandin për 21-vjeçarin është Mançester Junajtid.

Anglezët kanë gati ofertën prej 40 milionë eurosh për të bindur kroatët e Dinamos ta lënë të lirë “xhevahirin” e tyre. Edhe Milani ka shfaqur mjaft interes, por akoma nuk e ka marrë guximin për të nisur ofertën e parë drejt Zagrebit. E sigurtë është se Olmo do të zbarkojë në një prej gjigantëve evropianë këtë verë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.