Duro: Presidentët në Shqipëri rrahin trajnerët, në Maqedoni nuk ua di kush emrat

0

Shpëtim Duro ishte i ftuar në emisionin “Kampionët” në “Vizion Plus”, ku diskutoi në lidhje me ngjarjet më të fundit të futbollit shqiptar. Në një moment ku po diskutohej mbi fenomenet e dhunës në stadiume, trajneri kryeqytetas dha një mendimin e tij mbi çfarë nuk shkon në Shqipëri. Ndër të tjera Duro foli dhe mbi eksperiencën në Kosovë si trajneri i Dritës së Gjilanit.

“Mendoj në Shqipëri problem për disa situata të tensionuara janë presidentët. Ka shumë presidentë që flasin më shumë se ç’duhet dhe kanë sjellje të pahijshme. Ju jap shembullin e Maqedonisë, atje si njeh askush presidentët. Nazim Destani (presidenti i Shkëndijës) është zotni burrë, vetëm tre herë në vit vjen në Tetovë  për të parë ndeshjen”.

“Në Shqipëri ka pasur raste që presidenti ka rrahur trajnerin. Nuk dua të përmend emra pasi i dimë të gjithë. Sigurisht, jo të gjithë. Çdo president ka stilin e tij, Edmond Hasanbelliu ka 20 vite dhe s’ia dëgjon njëherë zërin, e njëjta gjë dhe me presidentin e Partizanit”.

EKSPERIENCA NË KOSOVË DHE E ARDHMJA – “Te Drita kisha objektiv Kupën dhe pas eliminimit duhej të largohesha. Ishte një gabim që shkova te Drita, pasi skuadra nga kampione kishte përfunduar në vend të fundit dhe çfarë mund të bënte një trajneri në atë lloj situate, por ndonjëherë detyrohesh të marrësh disa vendime dhe për shkak të situatës ekonomike. Dua që në skuadrën e radhës të kem një projekt serioz, ku mund të punoj qetë. Ka disa trajnerë në Shqipëri që ndërrojnë 3-4 skuadra në vit, unë nuk e kuptoj këtë”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.