Duel merkatoje midis Bajernit e Totenhemit, synohet talenti i Benfikës

0

Takimi i së enjtes midis Benfikës dhe Dinamos së Zagrebit tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve elitare. Të dy skuadrat kanë në gjirin e tyre talente premtues, sidomos ekipi nga Lisbona që njihet për talentet e shumta që ka prodhuar ndër vite.

Gazeta portugeze “Ojogo” raporton se ndër ekipet që kishin dërguar skuatë në stadiumin e Benfikës ishin Bajerni i Mynihut dhe Totenhemi. Nën vëzhgimin e dy klubeve ishte sulmuesi 19-vjeçar Zhoao Felipe, i njohur më së shumti me nofkën “Zhota”.

Talenti portugez e nisi si titullar këtë takim (debutim në kompeticionet europiane), ku luajti deri në minutën e 62-të. Për të siguruar shërbimet e 19-vjeçarit të dyja klubet e kanë të qartë se çfarë duhet të bëjnë.Zhota ka një kontratë për tri sezone me Benfikën, por çdo klub që dëshiron ta blejë atë, mjafton të aktivizojë klauzolën prej 30 milionë eurosh.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.