Devolli: Kjo skuadër e çmendur! Dua futboll agresiv

0

Bledar Devolli u shpreh mjaft i gëzuar për fitoren e Kastriotit ndaj Kukësit. Tekniku gjirokastrit tha se ka në drejtim një skuadër të çmendur. Në intervistën në emisionin “Gol pas Goli”, nuk munguan as tonet e larta dhe ironitë pas një debati mbi agresivitetin e skuadrës së tij.

“Unë përfundimisht kam një skuadër të çmendur. As vetë nuk e kuptoj. Nuk e di as vetë se ku i kemi limitet. Prandaj ua thashë dhe atë shprehjen e para dy javëve. Sinqerisht kam një skuadër të çmendur dhe kemi bërë një ndeshje të çmendur. Edhe pse pësuam, vazhduam të sulmonim, të besonim dhe realisht dua të falënderoj këto djem për këtë çmenduri që ndodhi sot”.

SKUADRA AGRESIVE, MOS E TEPRONI PAK? “Ky është futbolli sot. Po kapeni me ne prej kohësh. A e patë ndeshjen me Luftëtari-Skënderbeu?! Pse nuk flisni sa raste krijojmë. Ekipit ia kam dhënë këtë mentalitet. Dua agresivitet në të dyja fazat. Në çfarë këndvështrimi e shikon ti o shpirt?! Më thoni kush doli me të kuqe. Kemi marrë ndonjë karton të kuq jashtë? Mirë brenda, favorizohemi ne. Ne bëjmë futboll me Partizanin, me Teutën e me këdo. Mund edhe të humbim. Përveç Çelës, që është me eksperiencë, dhe Bojomit, të tjerët janë të rinj. Ndërhyrjet janë në limitet e kartonit të verdhë. Ky është këndvështrimi im”.

VATNIKAJ – “Ai nuk stërvitet prej 15 ditës. I kisha thënë sot se nëse do të duhej do e aktivizoja disa minuta. E futa 15 minuta, ku shtrëngoi dhëmbët e falënderoj për sakrificën”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.