Dështoi te Juventusi, Hëvedes zgjedh milionat e Rusisë

Katër vite më parë Benedikt Hëvedes sapo ishte shpallur kampion bote me kombëtaren gjermane në Botërorin “Brazil 2014”, ku dhe lujti një rol thelbësor duke ofruar siguri në krahun e majtë të mbrojtjes edhe pse jashtë pozicionit të tij të preferuar.

Aftësitë e tij u vunë re dhe pas tri vitesh qendërmbrojtësi u largua nga Shalke për një hap të madh në karrierë te Juventusi. Transferimi te kampionët e Italisë rezultoi një katastrofë e vërtetë. Një sezon i mbushur me dëmtime dhe paraqitje të dobëta bëri që “Zonja e Vjetë” të mos e aktivizonte klauzolën e blerjes së kartonit dhe 30-vjeçari u rikthye te klubi mëmë.

Por, as te Shalke nuk ia kanë ndjerë nevojën edhe pse në të shkuarën ka mbajtur shiritin e kapitenit për shumë vjet. Sot Hëvedez zyrtarizoi kalimin në kampionatin rus ku ka firmosur për ekipin e Lokomotivës së Moskës, skuadër kampione në fuqi e Rusisë. Rënia e frikshme e formës së Hëvedes është një tregues tjetër i faktit që në futboll mund të biesh nga majat sa hap e mbyll sytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *