Gjoka: Kukësi bëri mirë që ndryshoi trajnerin, kualifikimi meritë e Cungut

Ernest Gjoka ka mundur që të fitojë titullin kampion me Kukësin, por më pas u ndal nga Sherifi i Tiraspolit në Champions, çka u pasua me largimin tij nga verilindorët. Tekniku kryeqytetas ka komentuar në një intervistë për “Ora News” pritshmëritë për ndeshjen e nesërme me Karabakun, por dhe situatën e Kukësit në tërësi, duke u ndalur tek ndryshimet në stol, por dhe merkato e Kukësi,

KUKËSI – “E njoh Kukësin, por është një skuadër tjetër, ka shumë pak nga ajo skuadër që ka dalë kampion. Di mentalitetin e asaj skuadre dhe çfarë kërkon presidenti i asaj skuadre. Një nga ëndrrat e presidentit të Kukësit është arritja e grupet e Championsit apo Europa Leagues. Të gjitha të tjerat Kukësi i ka arritur hap pas hapi. Mendoj se bëri mirë për ndryshimet në stol. Skuadra kishte një ngërç. U pa në ndeshjen e parë me Valetën që skuadra nuk po funksiononte dhe është meritë e madhe e Cungut që solli mentalitet tjetër me një shpejtësi marramendëse në pak ditë”.

KARABAKU – “Karabaku është një skuadër shumë e fortë dhe të gjithë e dinë se çfarë buxheti kanë apo sa cilësi kanë në skuadër. Ndeshja e parë u interpretua shumë mirë, pasi skuadra e uli ritmin e kundërshtarit dhe tentoi ta godiste edhe pse u mbrojt shumë. Ndeshja në Baku është tjetër takim. Nuk mund të dihet se si mund të shkojë, por është një përballje shumë e fortë. Unë kam besim, pasi në futboll ka surpriza. Do të dëshiroja që Kukësi ta kalonte dhe këtë tur”.

TRAJNERËT E HUAJ – Janë disa probleme shumë të rëndësishme në mentalitet e bërjes së futbollit. Është mentaliteti i disa presidentëve që duhet t’i bëjnë gjërat shpejt dhe mendojnë të sjellin eksperiencë shumë më të madhe nga jashtë vendit. Mendoj se Kukësi po mos të kishte ndryshuar trajnerin nuk besoj se do ishte këtu ku është. Them se kishte diçka që nuk shkonte prej kohësh. Unë nuk jam dakord dhe askush nga bota e sportit që në një moment të tillë, ku luhet një ndeshje shumë deçizive ndryshohen 12 lojtarë dhe do t’i bësh gati për 1 muaj. Është gati e pamundur. Duhet kohë që kot lojtarë të njihen dhe të kuptojnë mentalitetin. Mu duk shumë e çuditshme që u bënë këto ndryshime, një trajner profesionist nuk duhet ta bëjë këtë gjë. Ky ishte problemi dhe grupi nuk po funksiononte. Unë jam pak skeptik, që në dekadën e fundit asnjë nga trajnerët e huaj nuk kanë bërë një hap vendimtar si Daja, Josa apo Cungu, që kanë arritur shumë sukses në Europë, duke arritur grupet dhe kaluar shumë ture. Është një mentalitet që duhet të rregullohet. Trajnerët e ardhur nga jashtë nuk po sjellin ndonjë ndryshim. Trajnerët shqiptar po ecin shumë. Kukësi ka bërë në momentin e duhur atë që duhej. Armando Cungu duhet përgëzuar për shpejtësinë që veproi dhe i riktheu Kukësit qetësinë dhe skuadra fitoi besimin. Ana psikologjike ka shumë rëndësi. E pamë dhe me Karabakun, por ishte një filozofi që të kishte sa më pak hapësira për kundërshtarit. Këtë e bëri Cungu dhe besoj se trajneri i huaj do të kishte dështuar”.

MERKATO – “Është një skuadër e bërë në verë dhe ka shumë lojtarët që luajnë për të parën herë me njëri-tjetrën. Thuhet të bësh 1000 orë që një skuadër të marrë një filozofi, pra rreth 2 vjet. Nuk mund të thuhet se është një skuadër e bukur, pasi është skuadër e re. E rëndësishme që dhe me barazime kalohet turi. Pse të mos kalojë dhe me Karabakun me një barazim me gola. Kukësi po bën mirë deri tani. Si Plaku, Çyrbja apo Rexhinaldo janë lojtarë me cilësi, por ka të bëjë përshtatje. Plaku dhe Çyrbja kanë qenë kapitenë në skuadrat e tyre, Rexhinaldo ka qenë lider, por duhet që të kenë kohë për t’u përshtatur. Uroj që Kukësi të kalojë si për të mirën e tij dhe për Shqipërinë dhe të shkojë në grupe. Ky Kukës do të jetë më i rrezikshëm në kampionat. Tani duhet të japin maksimumin për të marrë më të mirën e tij”.

FORMACIONI – “Nuk e dimë ne formacionin. Mendoj se do luaj Plaku, pasi ka 1 muaj e gjysmë me ekipin dhe ka luajtur 3 ndeshje. Nuk e dimë gjendjen e Rexhinaldos, a është përshtatur shpejt dhe sa e ka kuptuar filozofinë e trajnerit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online