Borxhet në Tatime, gjysma e Superiores në listë

0

Superiorja i ka të shumta problemet. Financat janë një “plagë” e përgjithshme dhe kjo ka bërë që shumë klube të akumulojnë borxhe ndër vite. Veç futbollistëve e palëve të treta, borxhet janë të shumta edhe ndaj shtetit.

Nga kampionati elitar i vendit tonë janë pesë klube që kanë borxhe në Tatime. Tirana, Flamurtari e Luftëtarit diheshin, por janë edhe dy klube të tjera. Kastrioti e Kamza gjithashtu kanë detyrime të papaguara në tatime.

Kjo shihet në listën e subjekteve që kanë borxhe dhe që është publikuar në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (Kliko këtu). Vllaznia gjithashtu ka borxhe në tatime dhe prej kohësh ka bërë një marrëveshje për shlyerjen e tyre.

Lista e klubeve në të Parën që kanë borxhe është e madhe. Lushnja, Turbina, Besa, Egnatia, Tomori, Apolonia dhe Elbasani kanë detyrime të pashlyera. Është e habitshme në fakt, kur sheh se klube që financohen nga bashki nuk paguajnë sigurimet. Gjithsesi ky është realiteti në vendin tonë dhe me shumë mundësi këto borxhe sa vijnë e shtohen nga viti në vit.

Dokumenti i publikuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve: 1-Lista e barrave Siguruese dhe Hipotekore Tetor 2018 (1)

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.