Bartomeu: S’kemi dështuar! Sezon i mirë, tani mendojmë për merkaton

0

Barcelona e mbylli këtë sezon vetëm me trofeun e La Ligas. Në fjalët para medieve pak minuta pas humbjes në finalen e Kupës së Mbretit, presidenti i katalanasve, Zhozep Bartomeu, foli në lidhje mbi sezoni e klubit të tij dhe sqaroi pozitat e trajnerit Valverde.

“Nuk ishte e thënë fillimisht. Fillimisht më duhet të uroj Valencian, dolën kampion me meritë. Në pjesën e dytë tentuan medoemos të shënonim, por pavarësisht përpjekjeve të djemve goli nuk erdhi”.

“Ky sezon nuk është një dështim. Nuk kemi bërë shkëlqyeshëm, por kemi bërë shumë mirë. Luftuam deri në fund dhe për Kupën e Champions-in. Çdo vit synojmë që të arrijmë objektivat më madhorë”.

MERKATO – “Çdo vit do të vijnë lojtarë të rinj në klubin tonë. Për momentin De Jong është një blerje e zyrtarizuar. Duke filluar nga nesër do punojmë për blerjet dhe shitjet që do bëjmë. Nuk është momenti për të thënë kush do qëndrojë e kush jo”.

VALVERDE – “Ka kontratë edhe për një sezon. Sot skuadra punoi fortë dhe krijoi shumë mundësi”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.