Pushimet, analiza e sezonit dhe Kualjarela: Ançeloti i prek të gjitha

Karlo Ançeloti u shpreh i kënaqur nga loja që Napoli tregoi në fund të transfertës ndaj Bolonjës, ku ekipi vendas fitoi me rezultatin  3 – 2. Trajneri italian e bëri të qartë para medieve se skuadra e tij e kishte arritur objektivin dhe nga dita e nesërme për të dhe djemtë fillojnë pushimet.

“Jo, nuk është një humbje që djeg. E arritëm objektivin tonë që para tre javësh dhe bëmë një ndeshje të mirë. Tani shkojmë për pushime më pas do përgatitemi për sezonin e ardhshëm me qetësi”.

MERKATO – “Po qarkullojnë më shumë se 60 emra në lajme, mendoj që janë pak si shumë. Natyrisht që pjesa më e madhe janë gënjeshtra. Kualjarela? Në jetë gjithçka është e mundur”.

“I dhashë formë Napolin tim. Në pjesën e parë të sezonit arritëm nivele shumë të larta, në të dytën patëm një rënie për shkak të disa problemeve të vogla. Një sezon pozitiv ku vumë baza të shëndosha për vitin e ardhshëm” , përfundoi Ançeloti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online