Reali në prag revolucioni, bën “shoping” në Amsterdam

Doni Van de Bek kërkohet nga Real Madridi. 22-vjeçari po tregon dita ditës se është një lojtar me të ardhme të ndritur. Aftësi teknike mbresëlënëse, fantazi dhe një marrëdhënie shumë e mirë me golin. Cilësi këto, që e bindin Florentino Perezin të paguajë për ta marrë. Çmimi aktual i tij në merkato është rreth 60 milionë euro dhe në “Santiago Bernabeu” kaq para nuk i kanë problem.

Reali i Madridit dëshiron të sjellë fytyra të reja në skuadër me një revolucion që është çdo ditë e më pranë. Me shumë mundësi një mes Modriç dhe Kros do të hapë krahun në mesfushën madrilene. Pol Pogba është një alternativë potenciale, gjithsesi jo çdo gjë po shkon mirë në operacionin për francezin.

Në Madrid ka një mospërputhje dëshirash mes Zidan dhe zyrtarëve të klubit. Këto të fundit nuk e shohin si një ide shumë të mirë transferimin e 26-vjeçarit. Van de Bek pritet të fitojë terren ndaj francezit në ditët në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *