“Dështakë!”, sulmuesi i Forest dhuron batutën e vitit!

0

Në shumicën e kampionateve europianë po luhet fundi i sezonit dhe zakonisht përveçse titujve kampion apo verdikteve të tjera, shpërndahen edhe çmime. Në Angli, klubi i Notingem Forest ka shpallur lojtarin e vitit, çmim të cilin e ka fituar Xho Lolej.

Sulmuesi anësor ka shënuar 11 gola në të gjitha kompeticionet këtë sezon dhe është kurorëzuar nga klubi i tij si lojtari i vitit. Gjithsesi, lajmi nuk ka të bëjë me këtë, por me reagimin e lojtarit për këtë çmim.

Me një postim në “Twitter”, fjalët e thëna nga Lolej kanë bërë xhiron e Botës, me 26-vjeçarin që ndoshta ka bërë postimin e vitit. “Gjithashtu, dua t’i them faleminderit absolutisht asnjë lojtari të ekipit tim, pasi ky është një çmim individual, dështakë.”

Fjalë epike të thëna nga futbollisti, i cili ka marrë dhe reagime të shumta, ku spikasin edhe disa tifozë të Hadërsfilld (klub ku luante më parë Lolej), të cilët shkruanin se nuk duhet ta kishin lejuar largimin e tij.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.