Bonuçi: Kalimi te Milani, nuk isha i kthjellët

0

Leonardo Bonuçi ka qenë i ftuar nga Raffaella Carrà në programin’A raccontare comincia tu’, ku ka folur për gjithçka i ka ndodhur vitet e fundit, familja, transferimi te Milani dhe kthimi te Juventusi.

“Kemi vuajtur shumë për shkak të sëmundjes së djalit, para dy vitesh. Edhe sherri me Alegrin erdhi në një moment të keq për mua. Ika te Milani, por pak nga pak e kuptova se kisha gabuar, kisha marrë një vendim pa qenë i kthjellët. Gjithsesi, ai sezon te Milani më rriti në aspektin njerëzor.

“Pasi vendosa të ikja, e kuptova se duhej të kthehesha në shtëpi, te Juve. Pata një ofertë të shkëlqyer nga Kina, por e refuzova. Më ka ardhur keq vetëm për ofendimet e adoleshentëve në rrjetet sociale, nuk është normale, sepse është thjesht futboll dhe kisha frikë edhe për fëmijët e mi.

“Anjeli është president i shkëlqyer, kemi komunikim të vazhdueshëm. Trajneri më i rëndësishëm? Antonio Konte, ma ka ndryshuar karrierën, ka qenë themelor për rritjen time dhe për transformimin në lojtar ndërkombëtar”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.