Xheko dhe një skenar i çmendur, Ikardit i gjejnë pasuesin

“Nuk do e shesim, nuk do ia shesim kurrë Juventusit. Ne besojmë se Ikardi do të vazhdojë të rritet me ne, e konsiderojmë pjesë të familjes”, shprehej Steven Zhang, presidenti i Interit para pak kohësh. Gjithsesi ka shumë paqartësi për të ardhmen e sulmuesit argjentinas.

Në Itali flasin për klane në ekip, si dhe po lakohen emra të ndryshëm për ta zëvendësuar sulmuesin. Nga shitja e tij zikaltrit do të përfitonin goxha, pasi bëhet fjalë për një operacion merkatoje që vërtitet te 100 milionë eurot. Me kaq para Interi mund të bënte lëvizje të tjera, por mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë.

Së fundmi “La Stampa” në Itali raporton se nëse Ikardi largohet nga Interi, atëherë pasuesi i tij do të jetë sulmuesi boshnjak Edin Xheko. Aktualisht pjesë e Romës, shtatlarti ka një kontratë deri në verën e vitit 2020. Rinovimi nuk po vjen dhe verdhekuqtë normalisht do kërkojnë të përfitojnë dhe shitja e tij është vendimi i duhur për ta.

SKENARI TJETËR – “Repubblica” në krahun tjetër shkruan për një lëvizje të bujshme. Sipas gazetës italiane, Bepe Marota po punon që të arrijë një marrëveshje me Juventusin. Ikardi do të merrte rrugën për në Torino, kurse në drejtimin e kundërt pritet të marrë rrugën Paolo Dibala.

Interi e pëlqen ish-futbollistin e Palermos dhe kjo është një mundësi e mirë për të arritur tek ai. Me Ikardin që nuk është i lumtur në Milano, ndarja shikohet si opsioni më i mirë. Me këët situatë të krijuar së fundmi, raporti mes sulmuesit dhe lojtarit vështirë të normalizohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online