VIDEO | Guri: Jam bërë më i mirë, diçka nuk e prisja

Një gol i shënuar dhe penallti e fituar, por Ostende sërish nuk ia doli të fitonte. Sindrit Guri e bëri mirë pjesën e tij dhe duhet të vijojë të shënojë gola në Belgjikë. Sigurisht që diçka e tillë nuk është e lehtë. Gjithsesi ai mendon se kjo eksperiencë e ka bërë një lojtar më të mirë dhe pranon me sinqeritet se ka shumë diferencë mes futbollit shqiptar dhe atij belg.

“Diferenca e nivelit të futbollit në Superiore dhe këtu në Belgjikë është më e madhe nga sa e kisha pritur. Përgjatë këtyre muajve, gjithsesi jam bërë një bërë një lojtar më i mirë dhe gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur”, deklaron sulmuesi shkodran, i cili ka shënuar vetëm dy gola në kampionatin belg me fanellën e Ostendes.

Më tej Guri tregohet optimist. “Jam i gëzuar që më në fund munda të ndihmoj ekipin. Në të shkuarën kam shënuar gola në thuajse çdo ndeshje, por kjo nuk po ndodh prej një kohe të gjatë. Jam i bindur që do të kem sukses edhe këtu, nëse ia dal të fitoj besimin”.

Gurin është formuar si lojtar te Vllaznia, por vëmendjen e tërhoqi me Korabin në Kategorinë e Parë, teksa arriti të shënonte 20 gola. Një vit më pas e bleu Kukësi dhe u shpall kampion me verilindorët. Në sezonin e parë munguan hapësirat për të dhe realizoi vetëm 2 herë, kurse në sezonin pasardhës ishte lideri i sulmit dhe shënoi 10-fish më shumë. Kjo bindi edhe Ostenden, që pagoi 710 mijë euro për kartonin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online