VIDEO | Napoli shumë i fortë për Romën, Fiorentina nuk e nderon… Batistutën

Napoli ka arritur të fitoja përballjen spektakolare kundër Romës në “Olimpico”. Karlo Ançeloti e nisi ndeshjen me skemën 4-4-2. Hysaj ishte në formacion (u ndërrua në minutën e 68-të me Malkuit), ndërsa në majë qëndronin dyshja Milik-Mertens. Ndeshja e 150 në Serie A me bluzën e Napolit për mbrojtësin Kulibali.

Klaudio Ranieri e rreshtoi Romën me skemën 4-2-3-1. Në majë të sulmit Xheko, ndërsa pas tij Peroti, Kristante dhe Shik. Zaniolo përsëri në stol, ndërsa De Rosi e N’Zonzi formonin “digën” përpara mbrojtjes.

Roma rezistoi vetëm tre minuta, pasi Milik kaloi miqtë në avantazh me anë të një goli të fantastik. Roma u hodh në sulm dhe arriti të barazonte ndeshjen në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë.

Penallti për Romën dhe përsipër e mori i pagabueshmi Peroti. Argjentinasi tundi rrjetën, në stadium shpërtheu festa dhe ekipet shkuan në barazim në dhomat e zhveshjes. E dyta nuk kishte histori dhe nisi me furinë e Napolit.

Mertens dhe Verdi shënuan dy herë brenda pesë minutash, ndërsa në fund pati festë edhe për gjermanin Junes. Kjo fitore e ngjit Napolin në kuotën e 63 pikëve, ndërsa verdhekuqtë mbeten në vendin e gjashtë me 47 pikë, katër më pak se Milani i vendi të katërt.

Nuk pati fitues ndeshja midis Fiorentinës dhe Torinos. Vendasit nuk arritën të mposhtin Torinon për t’ia dedikuar fitoren idhullit të qytetit, Gabriel Omar Batistutës, i cili festonte 50-vjetorin e lindjes. Të dy golat u shënuan në pjesën e parë. Xhovani Simeone kaloi vendasit në avantazh në minutën e shtatë, ndërsa ekipi “granata” barazoi nëpërmjet një goli shumë të bukur të Baselit.

Një gol i qendërmbrojtësit Vikari i dha tre pikë të arta Spalit në transfertën e Frozinones. Vendasit e kishin këtë ndeshje “jetë a vdekje”, por dolën pa pikë dhe mbijetesa vazhdon të jetë 8 pikë larg. Fitore qetësie për Spalin që siguron fitoren e dytë rresht pas asaj në shtëpi kundër Romës.

Roma-Napoli 1-4
(Peroti (pen) 45+4’ / Milik 2’, Mertens 50’, Verdi 55’, Junes 81’)

Fiorentina-Torino 1-1
(Simeone 7’ / Baseli 34’)

Frozinone-Spal 0-1
(Vikari 13’)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online