VIDEO | Vllaznia “poker”, Zhunior mrekullon shkodranët! Triumfojnë Vora e Iliria

Vllaznia merr tre pikët e radhës dhe Superiorja është një hap pranë. Katër gola të shënuar në portën e Besëlidhjes në debutimin e të rikthyerit Agim Canaj. Një ndeshje e luftuar në pjesën e parë, ndërkohë që zhbllokimi erdhi pas një goli me roveshatë të brazilianit Zhunior. Aty shkodranët u çliruan dhe më pas realizuan Ignat, Kruja dhe Hajdari. Me këtë fitore Vllaznia numëron 14 pikë më shumë se skuadra e vendit të dytë.

Iliria ka marrë tre pikë të arta për mbijetesën, teksa ka kaluar me sukses Shënkollin. Fushë-krujasit iu falën golit të shënuar nga Boçi dhe morën pikët e plota. Skuadra e Fatmir Salës pati mundësinë të shënonte edhe golin e dytë, por portieri Hasanaj ndali Gjokejën nga pika e bardhë e 11-metërshit. Më parë anësori kishte realizuar, por arbitri vendosi që penalltia të përsëritej. Gjithsesi Iliria mori tre pikët e shumëdëshiruara.

Humbja e Shënkollit fut në lojë Vorën, që mposhti skuadrën e Burrelit me rezultatin e ngushtë 1-0. Kapiteni Allmeta shënoi në minutat shtesë të pjesës së parë golin trepikësh nga penalltia dhe tashmë vendi i parafundit është vetëm dy pikë larg.

KATEGORIA E PARË – JAVA 21 

Grupi A / Play-off
Vllaznia-Besëlidhja 4-0
Shënues: Zhunior 54′, Ignat 63′, Kruja 80′, Hajdari 88′

Grupi A / Play-out
Vora-Burreli 1-0

Shënues: Allmeta 45+5′ (pen.)
Iliria-Shënkolli 1-0
Shënues: Boçi 63′

80′ GOLI i ARSID KRUJËS

63′ GOLI I DAN IGNAT

54′ – Supergoli i Zhunior

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online