Manaj thumbon Baren: Na shih në TV!

0

Rei Manaj dhe Keidi Bare do vihen përballë njeri-tjetrit për herë të parë në jetën e tyre këtë fundjavë, teksa Albasete pret Malagën në kuadër të javës së parafundit të “Segunda Division”.  Malagës i duhet medoemos fitorja për të siguruar prezencën në fazën “play-off”, ndërsa pritësit e Albasetes ende nuk e kanë të siguruar vendin e tretë.

Dy futbollistët janë shokë të ngushtë prej vitesh dhe në prag të kësaj përballjeje kanë hedhur disa ngacmime me anë të komenteve në “Instagram”. Gjithçka ka filluar me një foto të postuar nga Manaj, që shoqërohej me mbishkrimin në gjuhën spanjolle: “Rikthehem me gëzim (alegria).

Bare “thumbon” i pari duke shkruar: “Mbaje alegrin deri të dielën vllai”, nuk vonon përgjigja  e Manajt, i cili i bindur se skuadra e tij do triumfojë, shkruan: “Vlla ‘Play off’ do e shihni në televizor ju”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.