Tetë skuadra të Superiores zbresin në fushë, duele interesante në Durrës e… Turqi

Kampionati do disa ditë që të nisë, por kurrsesi skuadrat nuk mund të bëjnë pushim absolut. Sot, disa prej skuadrave të Kategorisë Superiore do të zbresin në fushë. Flamurtari do të jetë ekipi i parë që do të nisë ditën e miqësoreve, teksa do të ndeshet me Lushnjen në orën 11:30.

Po ashtu edhe Partizani do të luajë sot takimin e parë në tokën turke. Në mesditë më orën lokale në Turqi, skuadra e Skënder Gegës do të përballet me ekipin e Sivasporit. Vetëm 30 minuta më vonë, në Durrës do të jetë vizitor Erzeni, i cili do të takohet me “Djemtë e Detit”. Paralelisht do të luhet pak kilometra më larg, saktësisht në Kavajë, me besën që pret Kastriotin.

Takim shumë interesant duket ai mes Skënderbeut dhe Tiranës, teksa luajnë dy skuadra të Kategorisë Superiore. Në orën 14:30, në kompleksin Tropikal në Durrës, skuadra e Memës do të matë forcat me Skënderbeun e Shehit.

Dita e sotme do të mbyllet me takimin e skuadrës së Kukësit me kampionët e dimrit në Turqi, Bashakshehirin. Një takim luksi për verilindorët, të cilët luajnë ndeshjen e parë miqësore në tokën turke. Ky takim do të nisë në orën 17:00.

Skuadra e Laçit do të ndeshet neskr me Vllazninë, ndërsa Kamza do të zhvendoset në Itali, ku do të ketë mundësinë për të zhvilluar disa takime miqësore atje. Po ashtu edhe Luftëtari do të ndeshet sot me Butrintin.

Ndeshjet e sotme
Lushnja – Flamurtari 11:30
Sivaspor – Partizani 13:00
Teuta – Erzeni 13:30
Besa – Kastrioti 13:30
Skënderbeu – Tirana 14:30
Bashakshehir – Kukësi 17:00
Luftëtari – Butrinti

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online