Ten Hag: De Jong duhet të rrezikojë, s’e prisja kurrë të ishim këtu

Ajaksi kreu një ndeshje fenomenale ndaj Juventusit në Amsterdam. Fatkeqësisht për djemtë e trajnerit Erik Ten Hag, dominimi ekstrem dhe shanset e krijuara nuk u konkretizuan në gola.

Në daljen për shtyp para takimit të nesërm, trajneri holandez foli në lidhje mbi dëmtimin e mesfushorit Frenki De Jong dhe alternativat në vend të të pezulluarit Taljafiko.

DËMTIMI I DE JONG – “Po e vëzhgojmë situatën e tij orë pas ore. Më shumë u shqetësua nga efekti  i ndërhyrjes që pësoi në kampionat se sa nga dhimbjet e tanishme. Mund të rrezikojmë me të, por duhet të tregohemi të përgjegjshëm. Në fund lojtari duhet të zgjedhë vetë. Nuk e di se çfarë dhimbjesh po ndjen, por mund të them se Frenki është optimist”.

MUNGESA E TALJAFIKOS – “Kemi disa opsione. Mazraui mund të luajë aty, ashtu si Sinkgraven dhe Blind. Do ta vendos ditën e nesërme. Taljafiko është këtu me ne në Torino. Ai është një lojtar i rëndësishëm, brenda e jashtë fushe, do të na ndihmojë me motivimin  e djemve”.

JUVENTUSI FAVORIT – “Sigurisht që Juventusi është favorit, ata ishin që përpara ndeshjes së parë. E dimë që do të na duhet të shënojmë dhe ta çojmë ekipin para. Nëse jemi një skuadër e mirë, mund ta bëjmë këtë. Në Amsterdam e bëmë mirë këtë lloj loje, por kemi shumë gjëra për të përmirësuar, një ndër to efikasiteti me rastet që shënojmë. E kontrolluam lojën për pjesën dërrmuese të ndeshjes në përballjen e parë, por për shkak të mungesës së efikasitet nuk fituam dhe rezultati qëndroi 1 – 1”.

ATMOSFERA – “Jemi në një ritëm të mirë dhe duhet të ditë ta mbajmë. Kjo skuadër ka shumë vullnet dhe është një grup i bashkuar. Në fillim të sezonit nuk e prisnim kurrë të ishim midis këtyre “gjigantëve”. Jemi zhvilluar aq shumë sa që tani mund ta masim veten përballë këtyre klubeve gjigante. Besojmë në një rezultat pozitiv”, mbaroi Ten Hag.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *