“Këtu luan kush e meriton”, ditët shkodrane dhe e ardhmja e Canajt

Vllaznia do të jetë pjesë e Superiores sezonin e ardhshëm. Matematikisht shkodranët e kanë siguruar vendin e parë në grupin A dhe normalisht trajneri Agim Canaj i gëzohet arritjes së objektivit të kuqebluve. Kampionati ende nuk ka mbaruar, pasi Vllaznia ka në program edhe katër ndeshje të tjera.

Canaj, për SportEkspres.com flet për këtë periudhë që është në krye të Vllaznisë. “Gjeta një skuadër të plotësuar dhe të përgatitur mirë nga kolegu im Hasan Lika. Gjatë këtyre tre javëve në drejtimin e Vllaznisë kam parë edhe problematika, që kanë nevojë për përmirësim”, u shpreh fillimisht trajneri vlonjate, i cili më tej flet edhe në lidhje me aktivizimin e të rinjve në ndeshjet në vazhdim.

“Do të aktivizohen në këto ndeshje të mbetura edhe futbollistë të rinj, por këtu dua të jem i sinqertë. Do të luajnë ata që e meritojnë fanellën e Vllaznisë në fushën e lojës. Nuk do të ketë hapësira për futbollistë që Vllaznisë s’i bëjnë punë për të ardhmen e saj”, shtoi trajneri.

Më tej ai ka komentuar edhe formulën e Kategorisë së Parë. “Kjo është një formulë që evidenton skuadrat e shumë futbollistë, duke i dhënë përparësi masivitetit. Gjithsesi nuk ka cilësi. Kryesisht faza e tretë nuk është shumë efikase, edhe pse evidenton ndonjë element që mund të shikohet edhe nga skuadrat e Superiores”, u shpreh trajneri i Vllaznisë.

E ardhmja te shkodranët është një temë e rëndësishme dhe Canaj shprehet kështu për vazhdimësinë në stolin e kuqebluve: “Kam një marrëveshje xhentëlmenësh. Në vazhdimësi do të shikohet edhe ky hap. Do ju thoja se kam marrëveshje edhe për të ardhmen te Vllaznia”.

AGRON KAJA

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online