Sulm frontal për De Ligt, babai i Hames Rodrigez befason me deklaratën e tij!

Bajerni i Mynihut nuk ka vendosur ende nëse do të shpenzojë në fund të sezonit për të blerë Hames Rodrigez. Kartoni i kolumbianit zotërohet nga Reali i Madridit dhe për të siguruar shërbimet e tij nevojiten 42 milionë euro.

Siç raporton “Marca”, lojtari ofensiv nuk dëshiron të qëndrojë më në Gjermani dhe kërkon të nisë një aventurë të re. Ai nuk po preferohet shumë nga trajneri Kovaç dhe gjatë këtij sezoni ka luajtur vetëm 576 minuta në 11 ndeshje, aty ku ka shënuar tre gola në dhjetë goditje në portë.

Ditët e fundit ai ka marrë një telefonatë surprizë nga Kristiano Ronaldo, i cili e ka ftuar t’i bashkohet atij te Juventusi. Të dy lojtarët kanë luajtur bashkë te Reali dhe kanë një miqësi të fortë midis tyre.

Babai i 27-vjeçarit, Uillson ka folur për “Bild” për të ardhmen e djalit të tij. “Hamesin e shoh shumë të heshtur te Bajerni i Mynihut dhe nuk më duket i lumtur. Juventusi do të ishte një opsion shumë i mirë për të. Ai dhe Kristiano Ronaldo janë shumë miq me njëri-tjetrin dhe ashtu si e shoh unë sot futbollin italian, kalimi te bardhezinjtë do të ishte një vendim shumë i mirë.”

Matijs De Ligt

Nga ana tjetër Juventusi po bën maksimumin për të siguruar shërbimet e Matijs De Ligt. Kapiteni 19-vjeçar i Ajaksit kërkohet dhe nga Barcelona e Mançester Siti. Siç raportojnë mediat italiane, bardhezinjtë kanë raporte të mira me Mino Rajolën, agjentin e lojtarit, ndërsa presidenti Anjeli është takuar me Edvin Van Der Sar, drejtorin sportiv të “harkëtarëve” për të diskutuar për transferimin e mbrojtësit të talentuar në Serie A.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online