Solskjaer “nxjerr fshesën”, pesë lojtarë konsiderohen të ikur

Mançester Junajtid po përgatitet për një merkato të fuqishme. Krahas afrimeve që këtë vit do të jenë të shumta, te “djajtë e kuq” do të ketë dhe shumë largime.

Pesë lojtarëve të skuadrës angleze u mbaron kontrata në fund të këtij sezoni dhe situata duket shumë shanset për rinovim janë thuajse 0. Të pestë lojtarët e mëposhtëm do t’i shohim në klube të tjera sezonin e ardhshëm.

ANTONIO VALENCIA  –  Mosha 33 vjeç

Kapiteni i Junajtid do të largohet pas një dekade te skuadra e nga veriu i Anglisë. E ardhmja e ekuadorianit do të jetë përsëri në Angli, ku ofertat nga ekipe të mesit të tabelës nuk do t’i mungojnë.

Mateo Darmian –  Mosha 29 vjeç

Pesë sezonet e Darmian te Mançester Junajtid kanë qenë të shoqëruara me shumë ulje dhe ngritje. Italiani kurrë nuk arriti të jetë një lojtar stabël në formacionin e “djajve të kuq” dhe rinovimi i kontratës nuk ka sens për asnjë nga palët.

HUAN MATA –  Mosha 30 vjeç

Spanjolli është një nga lojtarët më të preferuar të akademisë, por është e qartë për të gjithë që Mata nuk është më i dikurshmi. Lojtari po shqyrton oferta nga vendlindja, por edhe ato nga kampionati kinez.

XHEJMS UILSON – Mosha 23 vjeç

Disa prej jush mund ta mbajnë mend sulmuesin Xhejms Uilson. Mëngjarashi ishte një ndër talentet më premtues të akademisë së Junajtid, por vitet e fundit ka qenë shumë i pafatë, duke pësuar dy dëmtime tepër të rënda në gju. Në Championship ka mjaft ekipe të interesuara për 23 vjeçarin, i cili në katër sezonet e fundit ka kaluar disa huazime në këtë kampionat.

 

ANDER HERRERA – Mosha 29 vjeç

Herrera bën përjashtim nga të gjithë personat e tjerë të listuar. Mesfushori spanjoll është në planet e klubit, por agjenti i tij po negocion një transferim me kosto 0 te PSG-ja. Ekipi francez i ka ofruar spanjollit një kontratë shumë herë më të mirë krahasuar me propozimet e Junajtid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online