“Sirena angleze” për Xhekon, në Londër e duan me çdo kusht

Edin Xheko u largua nga Anglia në verën e 2015-ës për të filluar një aventurë të re në Itali me Romën. Sezoni i parë ishte një zhgënjim, por në atë pasardhës boshnjaku shleu fillimin mbrapshtë duke shënuar 29 gola, ndërsa në sezonin që sapo lamë pas, sulmeusi i verdhekuqve tregoi një rendiment të kënaqshëm me 16 gola në 36 aktivizime.

Teksa ka hyrë në sezonin e tij të katërt te verdhekuqtë, nëpër mediet kanë filluar të qarkullojnë zëra se ky mund të jetë vitit i fundit i Xhekos me fanellën e Romës. Destinacioni i radhës mund të jetë Londra, ku Uest Hem po bën të pamundurën për ta joshur 33-vjeçarin.

 

Sipas sajtit “calciomercato”, klubi londinez është gati të paguajë 25 milionë euro për Xhekon, një shumë që tundon shumë drejtuesit e Romës, pasi mosha e madhe e Xhekos nuk jep garanci për të ardhmen dhe me këto të ardhura mund të blihet pasuesi i boshnjakut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online