Juventusi pret të nesërmen në Torino Atletikon e Madridit. Spanjollët vijnë me një rezultat mjaft komot në ndeshjen e parë (2 – 0), dhe te “Zonja e Vjetër” do ta ken2ë shumë të vështirë për të realizuar përmbysjen që do i çonte në çerekfinalet e Champions-it.
Për të motivuar skuadrën dhe tifozët mendon ylli i ekipi Kristiano Ronaldo, i cili në një intervistë për “Juventus TV” flet për takimin e ditës së nesërme.
“Besojmë gjithmonë, mendojmë pozitivisht. Përmbysja është e mundur. Por do të na duhet ndihma juaj për ta bërë stadiumin të bukur, ne do të bëjmë më të mirën e mundshme në fushë”.
“Do të jetë një natë e madhe, një natë Champions-i. Po mendojmë vetëm për Atletikon, ata janë një skuadër e fortë që mbron mirë, janë gjithmonë me këmbë në tokë dhe kanë një stil loje shumë luftarak. Futbolli i tillë është. Askush nuk e priste që ne të mundeshim në ndeshjen e parë, por gjithçka do të ndodhë. Tani na duhet t’u japim një kundërpërgjigje para publikut tonë”.
“Po zhvillojmë një sezon të shkëlqyer, sidomos në kampionat. Dy objektivat tona janë “Scudetto” dhe Champions League. Sekretet e mija? Unë kam shumë. I dedikohem i futbollit, ndërkohë dhe gjej kohë për t’u zbavitur kudo ku kam luajtur. Ëshë një kënaqësi e madhe për mua që të shënoj gola e të ndihmoj skuadrën time”, përfundoi Ronaldo”.
? @Cristiano is ready. And you? #GETREADY TO COMEBACK!
L'intervista completa su @JuventusTv ? https://t.co/yySGPPplz0#JuveAtleti #UCL pic.twitter.com/Z8K2m5RGje— JuventusFC (@juventusfc) March 10, 2019