Baloteli mesazh Mançinit: Tani mendoj vetëm për Italinë

Transferimi te Olimpiku i Marsejës ka “ringjallur” Mario Balotelin. Sulmuesi italian ka shënuar pesë gola në gjashtë paraqitje me skuadrën franceze, duke treguar një formë të mahnitshme.

Goli i fundit erdhi ditën e djeshme në ndeshjen ndaj Nicës, ekip ku luajti për dy vite e gjysmë. Ndarja midis të dyja palëve nuk isht ajo idealja dhe sulmuesi nuk kishte e si të mos festonte pas goli që zhbllokoi sfidën.

 

Në përfundim të takimit Baloteli u shpreh për mediet franceze se prioriteti tij tani është rikthimi në kombëtaren italiane: “Gjëja më e rëndësishme për mua në këtë moment është sigurimi i një ftesë në kombëtare. Në dy vitet e fundit kam pasur shumë koklavitje, herë jam ftuar e herë jo. Tani jam i përqendruar te Marseja dhe shpresojë që ftesa nga kombëtarja të vijë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online