E konfirmon Arben Laze, një kompani italiane tenton Elbasanin

0

Edhe pse janë ende në mbyllje të procesit gjyqësor me Kompaninë angleze “Manchester Group”, drejtuesit aktualë të skuadrës verdheblu kanë gati një alternativë tjetër për privatizimin e klubit.

Për SportEkspres.com, Presidenti Arben Laze deklaron se me Kompaninë “Mançester Group” gjithçka është drejt mbylljes ligjore. “Sipas kontratës, me “Mançester Group” e kemi mbyllur. I kemi dërguar një letër noteriale dhe nuk na kthyen përgjigje. Automatikisht gjyqi është i mbyllur dhe do t’i kërkojmë dëmshpërblim. 

Momentalisht jemi në bisedime me një kompani italiane, që është treguar e gatshme ta privatizojë klubin e Elbasanit”,  tregon Arben Laze, president i klubit verdheblu.

Sa i takon mbijetesës në Kategorinë e Parë,  ai thekson se po behet gjithçka për ta realizuar këtë objektiv. “Po përpiqemi ta sfidojmë këtë situatë që skuadra të mbijetojë në Kategorinë e Parë. Do luftojnë deri në fund”, përfundon numri një i klubit verdheblu.

AGRON KAJA

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.