PSG e ka bërë traditë të blejë më të mirët në botë. Paratë nga Katari kanë sjellë një avantazh të madh në Paris. Kalidu Kulibali është objektivi i radhës për të cilin mund të zbrazet ndonjë llogari bankare e familjes mbretërore.
Mbrojtësi është një nga më të mirët në qarkullim dhe Napoli e vlerëson shumë. Ai ka një klauzolë prej 150 milionë eurosh, që aktivizohet sezonin e ardhshëm. Presidenti De Laurentis e lë atë të shkojë vetëm për një shifër prej më shumë se 100 milionë euro.
“Le Parizien” raporton se klubi francez është i gatshëm t’i japë aq para, çka do të thotë se mbetet vetëm marrëveshja me lojtarin. 27-vjeçarit i duhet të zgjedhë mes klubeve gjigante në Spanjë, Francë apo Angli. Sipas kësaj medie, një transferim në Francë do i pëlqente shumë yllit napolitan. Familja e tij ka dhënë aprovimin për të jetuar në një qytet si Parisi.