Pogba: Të luash për Realin një ëndërr, sidomos tani me Zidan…

Mesfushori kampion bote, Pol Pogba është një nga emrat e përfolur për t’u transferuar te Reali i Madridit në merkaton e verës. Francezi po bën një sezon të shkëlqyer me “Djajtë e Kuq” të Mançesterit dhe aktualisht duket i lumtur, megjithatë interesimi i Realit nuk mund të anashkalohet lehtë.

Këtë gjë e pranoi dhe vetë Pogba, i cili tha se të luash për “Los Blancos” është një ëndërr e të gjithë futbollistëve. Pogba, i grumbulluar me Francën për sfidën kualifikuese të “Euro2020” kundër Moldavisë, ka folur për mediat vendase sa i takon të ardhmes së tij dhe Realit të Madridit, ku u shpreh:

“Real Madridi është një ëndërr për të gjithë fëmijët, për të gjithë futbollistët, sidomos tani që është trajner Zidan, një inspirim… Megjithatë, unë jam i lumtur në Mançester, me një trajner të ri, ide të reja. E ardhmja është mister, e paqartë. Do të shohim”, përfundoi mesfushori i Junajtid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online