Emre Xhan: Ronaldos i lejohej festimi, njerëzit do të habiteshin nga ai!

Kryefjala e momentit në ambientin e Juventusit është padyshim fakti që UEFA ka hapur çështje për Kristina Ronaldon, për sa i përket festimit të tij “alla-Simeone” në fundin e ndeshjes ndaj Atletiko Madrid. Lidhur me këtë temë dhe për yllin portugez, ka folur së fundmi Emre Xhan.

FESTIMI – “Nuk dua ta vlerësoj gjestin e tij, por pas asaj që bëri Simeone në ndeshjen e parë, duke parë performancën që Ronaldo bëri, i lejohej të jepte një përgjigje dhe ai festoi siç pati dëshirë. Të gjithë në stadium e dinin se për kë ishte ai festim.

Jam i kënaqur për të, pasi nuk e kishte aspak të lehtë pas asaj që ndodhi në ndeshjen e parë. Ronaldo u detyrua t’i duronte të gjitha dhe t’i gëlltiste kritikat, duke i dhënë një përgjigje më pas në fushë. Mënyra se si e bëri, me një tregolësh, ishte fantastike dhe e pabesueshme.”

RONALDO – “Mund të them që Ronaldo është një tip i qetë dhe gjithmonë me këmbë në tokë. Është i pari që të përshendet dhe që të thotë faleminderit për çdo gjë. Nuk sillet kështu vetëm me ne lojtarët, por me të gjithë, trajnerët, drejtuesit. Njerëzit do të suprizoheshin nëse e shohin se sa normal që është.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online