Pogba e Eriksen të pakapshëm, Reali 70 milionë euro për “planin C”

Reali i Madridit pritet të jetë një ndër klubet më aktivë në këtë merkato, me madrilenët që kërkojnë të ringrihen pas një sezoni krejtësisht të dështuar. Eden Hazard dhe Pol Pogba kanë qenë emrat më të përfolur si përforcimet e para të “Los Blancos”.

Për belgun gjithçka është thuajse e kryer, ndërsa për Pogba duket se çështja është ndërlikuar. Gjithsesi, në rast se operacioni për francezin dështon, atëherë është gati plani B, Kristian Eriksen. Edhe këtu situata paraqitet pak e ndërlikuar për madrilenët, pasi danezi ka rinovuar së fundmi me “Gjelat” dhe zor se mund të largohet.

Sidoqoftë, në Madrid kanë gati planin C. Bëhet fjalë për Miralem Pjaniç dhe siç raportojnë mediat në Itali e Spanjë, Reali do të provojë të nisë kontaktet e para në ditët në vijim. Juventusi kërkon të paktën 70 milionë euro, shumë që drejtuesit spanjollë mund ta pranojnë. Gjithçka mbetet për t’u parë në ditët e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online