Plas te Reali, sherr mes dy yjeve të skuadrës

Sa vjen e përkeqësohet situata te Real Madrid. Së fundmi media spanjolle “AS”, raporton se në stërvitjen e së shtunës pati një konflikt fizik midis kapitenit Ramos dhe brazilianit Marselo.

Konflikti filloi për një arsye qesharake. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, skuadra po zhvillonte një ndeshje brenda grupit dhe në fund fitoi skuadra e Marselos. Braziliani filloi të festonte dhe kjo solli reagimin e Ramos.

Secili nga lojtarët nuk po hapte rrugë. Marselo insistonte se kishte festuar me vite në atë lloj mënyre dhe nuk e kuptone reagimin e Ramos. Në debat e sipër u desh ndërhyrja e lojtarëve të tjerë të skuadrës për të qetësuar situatën.

Të dy lojtarët nuk po kalojnë një moment të mirë. Ramos ishte protagonisti i një sherri në dhomat e zhveshjes me presidentin Perez, ndërsa Marselo dëshiron prej muajsh që të largohet në kërkim të një aventure të re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online