Plas te Dortmundi, Pulisiç jashtë planeve të skuadrës

0

Kristian Pulisiç mund të jetë i larguari i radhës nga klubi i Dortmundit. Mesfushori anësor është në radarin e disa ekipeve në Premier League dhe në sytë e drejtuesve të skuadrës gjermane ai nuk është më i pashitshëm.

Shkak për këtë krisje midis lojtarit dhe kryesisë së klubit është bërë fakti që 19-vjeçari nga Pensilvania nuk ka pranuar të rinovojë kontratën, që i skadon mbas dy sezonesh. Të gjendur para kësaj situate te Dortmundi e shikojnë më të leverdishme ta shesin që tani lojtarin, pasi në fund të sezonit të ardhshëm ka gjasa që vlera e tij të bjerë ndjeshëm.

“Lufta” për amerikanin ka nisur dhe në Angli përflitet se Çelsi me Liverpulin janë gati të paguajnë deri në 40 milionë euro për të, por momentalisht Dortmundi nuk ka ndërmend ta lëshojë 19-vjeçarin pa 60 milionë euro të derdhura në arkat e tyre.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.