Drita gati për përmbysjen e madhe

Drita pritet që të zbresë në fushë sot në orën 20:45 në përballjen e dytë me Dudelanzh, takim ky i vlefshme për raundin  dytë kualifikues të Europa League. Skuadra e drejtuar nga tekniku Bekim Isufi është mundur në ndeshjen e parë me rezultatin 2-1 por sot ka mjaft shanse për t’u kualifikuar.

Skuadra nga Gjilani do të kërkojë një përmbysje të madhe, që do të ishte historike për futbollin kosovar, pasi drita mund të bëhet skuadra e parë kosovare që shkon në turin e tretë në Europa League.

Pak më parë janë publikuar dhe formacionet zyrtare. Në arenën “Adem Jashari” në Mitrovicë kërkohet një fitore për të shkuar më tej, ndaj duhet dhe ndihma e tifozerisë, që pritet të jetë e shumtë në numër. Kujtojmë që Drita sot ka disa mungesa të rëndësishme ku mund të veçohen Endrit Krasniqi, Viktor Kuka, Denis Halitit dhe Leotrim Kryeziut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online