Xhenaro Gatuzo nuk u tregua kritik ndaj skuadrës së tij pas finales së humbur ndaj Juventusit. Trajneri i Milanit komplimentoi djemtë e tij, ndërsa më pas foli për çështjen me delikate te “djalli”: të ardhmen e Gonzalo Higuain.
“Më duhet t’i bëj komplimente skuadrës, pasi siç e thashë edhe më parë na duhej të ngjitnim një mal dhe u përpoqëm ta bënim këtë gjë”, tha Gatuzo fillimisht.
“Nuk më takon mua të gjykoj mbi rastet e dyshimta. E pranoj se kartoni i kuq i Kesies ishte i merituar. I vetmi shqetësim që unë kam është mënyra e përdorimit të teknologjisë. Skuadra tregoi karakter sot, duke luftuar fort ndaj një kundërshtari të madh. Tani mbetemi pa dy lojtarë ndaj Xhenoas (Kesie dhe Kalabria të pezulluar për shkak kartonësh). Pavarësisht paraqitjes, ka gjithmonë pendesë kur humbet një finale”.
“Higuain ka qejnë i pafat. Atë e kapi një e ftohur ditën e djeshme dhe në bëmë gjithçka për ta përmirësuar gjendjen e tij, por në fund vendosa të aktivizoj një lojtar më të freskët. Mund të duket sikur po tallem, por sinqerisht, kjo është e vërteta”.
Më pas Gatuzo u pyet nëse kjo ishte ndeshja e fundit e Higuanit me fanellën e Milanit, pyetje të cilës kalabrezi iu përgjigj me një mënyrë të çuditshme duke thënë: “Tani na duhet të kujdesemi për plagët tona, nesër të shikojmë çdo të ndodhi”, përfundoi trajneri i Milanit.