Mjafton një foto e Vidal, “marrin flakë” tifozët më të zjarrtë në botë

0

Barcelona pagoi 18 milionë euro në verë te Bajerni i Mynihut dhe transferoi Arturo Vidal në Katalunjë. Fillimi ishte i vështirë për mesfushorin, i cili pati disa mosmarrëveshje me trajnerin Valverde dhe minutat e aktivizimit ishin me pikatore.

Situata ka ndryshuar dhe kilieni është kthyer në një lojtar të rëndësishëm të mesit të fushës. Kontrata e Vidal me Barcelonën përfundon në vitin 2021. Klube të ndryshme interesohen për shërbimet e 31-vjeçarit.

Mes tyre edhe Boka Zhuniors që synon të ndërtojë një ekip shumë ambicioz për sezonin e ardhshëm, me qëllim fitimin e Kupës Libertadores. Ka mjaftuar një foto e Vidalit për të plasur komentet në rrjetet sociale.

Lojtari i Barcelonës ka postuar një foto të bërë nga një reklamë me firmën Nike. Aty dallohet ai me një uniforme me ngjyrat blu dhe verdhë. Njësoj si uniforma e Bokës.

Tifozët e klubit më të madh në Argjentinë dhe ndër më të zjarrtë në botë kanë filluar të ëndërrojnë kalimin e tij në futbollin latin dhe e kanë duartrokitur këtë zgjedhje të Vidalit. Për momentin një zgjedhje reklame, por tifozëve ju mjafton për t’u ndjerë më mirë.

 

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.