Më të uriturit për futboll: Shumë Gjermani, Sanderlend surprizues dhe Italia në krizë

Në Gjermani janë të “çmendur” pas futbollit dhe këtë e thonë shifrat. Borusia e Dortmundit është klubi që ndiqet më së shumti nga tifozët, teksa numërojnë mesatarisht 80 mijë spektatorë në çdo ndeshje që zhvillojnë në shtëpi. Një shifër mjaft e lartë për verdhezinjtë, që lënë pas klube si Mançester Junajtid (75218) dhe Barcelona (74876).

Renditja e publikuar merr për bazë ndjekshmërinë e klubeve në pesë vitet e fundit dhe në 10-she përfshihen edhe klubet të tjera gjermane si Bajerni i Mynihut (Vendi i katërt – 73781), Shalke 04 (Vendi i gjashtë – 61328), Hamburgu (Vendi i tetë – 52349).

Në Itali klubi që ndihet më shumë është Interi, i renditur në vendin e 23-të me rreth 47 mijë tifozë për ndeshje. Milani i ndjek me 6 mijë spektakorë më pak. Juventusi dhe Napoli janë aty-aty, ndërsa Roma ka një shifër pak më të ulët se klubet e mësipërme.

Angli ofron raste interesante. Junajtid ndiqet nga Siti dhe Njukasëll, që kanë më shumë se 50 mijë spektatorë për ndeshje. Po kaq ndiqet edhe Benfika në Portugali, apo Atlanta Junajtid në SHBA. Liverpuli renditet i 21-ti, me mesatarisht 48 mijë tifozë për ndeshje. Të gjithë këto klube angleze i lë pas Borusia M’Gladbah, çka tregon edhe njëherë se sa ndiqet futbolli në Gjermani. Surpriza e bukur nga Anglia është Sanderlendi: 39249 tifozë për ndeshje, edhe pse garon në ligën e tretë në Angli.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online