Skuadrat elitare të futbollit vazhdojnë të pasurohen, me sponsor të shumtë që janë gati të paguajnë shifra të frikshme vetëm që emri i kompanisë së tyre të pasqyrohet në fanellat e skuadrave. Kompanitë gjigante sportive si “Nike”, “Adidas” dhe “Puma” janë ata që shpenzojnë më shumë për sponsorizime, por dhe kompanitë ajrore si “Emirates” nuk mbeten pas. Spanjollja “AS” ka bërë një listë me ekipet që përfitojnë më shumë nga sponsorët në fanellat e tyre:
11- Juventus – 40 milionë euro (23 Adidas, 17 Jeep)
10- PSG – 50 milionë euro (25 Nike, 25 Emirates)
9- Totenhem – 74 milionë euro (34 Nike, 40 AIA)
8- Man. Siti – 74 milionë euro (23 Nike, 51 Etihad)
7- Liverpul – 80 milionë euro (34 New Balance, 46 Standard Chatered)
6- Bajern Mynih – 90 milionë euro (60 Addidas, 30 T-Mobile)
5- Arsenal – 114 milionë euro (68 Puma, 46 Emirates)
4- Çelsi – 114 milionë euro (68 Nike, 46 Yokahoma Tires)
3- Man. Junajtid – 151 milionë euro (85 Adidas, 66 Chevrolet)
2- Barcelona – 160 milionë euro (105 Nike, 55 Rakuten)
1- Real Madrid – 180 milionë euro (110 Adidas, 70 Emirates)