Shtypi skocez i vë notë Grezdës: Disi zhgënjyes, pritej më shumë

0

Që prej emërimit të Stivën Zherard në pankinën e Gllazgou Rejnxhërs, në klubin skocez është bërë një revolucion i vërtetë.

Ish-lojtari i Liverpulit solli në klub 14 lojtarë, ku njëri prej tyre ishte dhe sulmuesi i kombëtares sonë Eroz Grezda, i cili u mor nga Osijek për dy milionë paundë.

Në një artikull të bërë nga gazeta skoceze “The Herald”, janë vlerësuar të gjithë lojtarët e ardhur. Vlerësimin më të madh e ka marrë sulmuesi anësor Rajan Kent dhe portieri Mekgregor, të dy lojtarët janë vlerësuar me notën 9.

Shtypi skocez nuk ka treguar shumë mëshirë me Grezdën, duke i vënë notën 3. Në argumentimin e “The Herald” shkruhet: “Impresioni kundër Rejnxhërs me Osijekun në ndeshjet kualifikuese të Europa League. Gjithsesi Grezda nuk ia ka dalë të përsërisë të njëjtën formë. Po të marrësh parasysh shumën prej 2 milionë paundësh që u pagua për të, Grezda mund ta ketë zhgënjyer disi Zherardin.

 

Rajan Kent – 9
Alan Mekgregor – 9
Skot Arfilld – 7
Konor Goldson – 7
Xho Uorall – 6
Borna Barishiç – 5
Nikola Katiç – 5
Kajl Laferti – 5
Lasana Kulibali – 5
Gareth Mekauli – 5
Xhon Flanagan – 5
Eros Grezda – 3
Ovia Exharia – 3
Umar Sadik  – 1

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.