Emeri sqaron çështjen “Ozil”: Kërkoj qëndrueshmëri, e ka vetë në dorë!

0

Arsenali do të presë mbrëmjen e nesërme BATE Borisov në “Emirates”, në ndeshjen e kthimit për fazën e 1/16-ave të Europa League. Sfida e parë u mbyll me një rezultat surprizues, ku ekipi bjellorus triumfoi me shifrat minimale ndaj “topçinjve”.

Në kuadër të ndeshjes që luhet nesër, ka folur përpara mediave numri një i pankinës së londinezëve, Unai Emeri. Trajneri spanjoll, është pyetur mbi çështjen e shumë përfolur të Mesut Ozil, i cili ka luajtur shumë pak këtë sezon, ku përveçse i dëmtuar, në disa raste ka qenë në stol edhe për zgjedhje të vetë trajnerit.

Emeri është përgjigjur se nuk ka asgjë me gjermanin dhe se e vetmja gjë që kërkon nga ai është qëndrueshmëria.

“Çelësi është në duart e tij. Këtë javë ka punuar mirë. Nga ai kërkoj qëndrueshmëri. Duhet të tregojë qëndrueshmëri në stërvitje dhe të mos ketë dëmtime.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.