Mavraj i shkëlqyer në Gjermani, Manaj me hapa të sigurt drejt La Ligas

Futbollistët shqiptarë kanë pasur një fundjavë të mbingarkuar dhe kanë luajtur shumë minuta për skuadrat e tyre. Një nga ta ka qenë kapiteni i kombëtares kuqezi, Mërgim Mavraj, i cili është aktivizuar 90 minuta për skuadrën e Ingolshtadit në trasnfertë. Ekipi i mbrojtësi kuqezi kërkon me doemos të grumbullojë sa më shumë pikë, në mënyrë që të largohet nga zona e ftohtë e renditjes.

Përballë Aue, Mavraj bëri një ndeshje të shkëlqyer dhe ndihmoi skuadrën e tij të marrë një triumf të pastër 0-3. Kapiteni kuqezi ishte i pakalueshëm në prapavijë dhe arriti të mbajë rrjetën e tij të paprekur. Me këto tri pikë, Ingolshtadi lë vendin e fundit në tabelë dhe bën hapa të sigurt drejt mbijetesës.

Në një zonë të ndryshme të tabelës është Rei Manaj. Sulmuesi shqiptar luajti titullar për ekipin e Albasetes në Spanjë, skuadër që triumfoi pastër 2-0 përballë Majorkas. Kjo fitore e ngjit në vend të parë ekipin e Manajt dhe afron shumë me ngjitjen në elitën spanjolle (La Liga). 21-vjeçari kuqezi po bën një sezon shumë pozitiv me skuadrën e Albasetes dhe është një nga lojtarët më të rëndëishëm.

Edhe Memushaj luajti titullar për skuadrën e Peskarës në Serie B dhe duket se mesfushori kuqezi e ka lënë pas dëmtimin. Futbollisti shqiptar ishte një nga më të mirët në fushën e lojës, por skuadra e tij nuk mori dot më shumë se një pikë në transfertën përballë Foxhias.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online