Marota mbyll transferimin e parë, 10 milionë euro për ekspertin e sulmit

0

E ardhmja e Edin Xhekos po duket gjithmonë e më larg Romës. Sulmuesi ka vetëm një vit kontratë dhe oferta që po vijnë në zyrat e drejtuesve verdhezinj nuk janë të pakta. PSG, Inter dhe disa klube po përfliten për momentin.

Sipas revistës “France Football”, zikaltrit janë ekip favorit për të transferuar boshnjakun. Palët po negociojnë në nivel klubesh. Roma kërkon të paktën 10 milionë euro për të lënë të lirë sulmuesin shtatlartë.

Drejtori sportiv Marota ka arritur akordin financiar me sulmuesin, i cili në rast se do arrihet marrëveshje me klubin e Romës do të firmosë një kontratë 3-vjeçare.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.