Kush ishte më i miri? Maradona apo Lionel Mesi… Kjo pyetje del hera herës në çdo tavolinë ku mblidhen fansat e futbollit. Sigurisht, në Argjentinë anojnë nga Maradona, pasi “El Pibe de Oro” ka qenë protagonisti i dy triumfeve në Botërorët e vetëm të shtetit amerikano-jugor.
Megjithatë, jashtë Argjentinës bëmat e Mesit e kanë justifikuar statusin e tij si lojtari më i madh i të gjitha kohërave. Një koment për këtë çështje ka dhënë legjenda e trajningut Sir Aleks Ferguzon.
Në një intervistë për “The Times”, skocezi dha mendimin e tij në lidhje me këtë çështje. 77-vjeçari mban anën e “pleshtit”, i cili i ka shënuar në të dy finalet e Champion-it, ku Mançester Junajtid është vënë përballë Barcelonës në vitin 2009 dhe në vitin 2011.
“Do të thoja të njëjtën gjë si Souner (analist dhe ish-futbollist i njohur skocez), që Mesi është një lojtar më i mirë se Maradona për këtë fakt. Karriera e Maradonës në maja ka zgjatur shumë pak vite, ndërsa Mesi ka më shumë se një dekadë në këto nivele”, tha Ferguson.